Komuna e e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, ka mbajtur sot diskutimin e dytë publik për planifikimin e buxhetit komunal për vitet 2024-2026 në qytetin e Vitisë, por kësaj radhe me grupet e interesit, ku në veçanti kishte pjesëmarrës femra nga sektori i shëndetësisë dhe arsimit.
Në këtë takim para pjesëmarrësve prezantuan zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Besnik Imeri por edhe disa drejtorë të tjerë komunal.
Fillimisht zv.kryetari Aliu dhe drejtori Imeri folën për buxhetin e vitit 2024 dhe mënyrën e ndarjes së tyre por edhe inkoperimit të propozimeve të marrë nga qytetarët gjatë procesit të diskutimeve publike për buxhetin.
Në këtë takim pjesëmarrësit parashtruan disa kërkesa si:
– Të këtë rritjen të buxhetit në sektorin e shëndetësisë
– Të ndahen mjete financiare për grupet e grave si dhe të kenë mbështetje.
– QKMF-ja të pajiset me Mamografi
– Të këtë rritje të bursave për student, si numrin ashtu edhe mjetet financiare qe do të ndahen.
– Të mbështën personat me aftësi të kufizuara dhe të inkorporohen ato në jetën publike si dhe të ndërtohet një objekt për aktivitet e personave me nevoja të veçanta si dhe disa kërkesa të tjera. /2LONLINE/