Komuna e Vitisë ka mbajtur në Viti, diskutimin publik për planifikimin e buxhetit komunal 2020-2022 me komunitetin pakicë të kësaj komune.
Me këtë rast, Drejtori për Ekonomi për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama i kanë njoftuar banorët mbi draft buxhetin komunal për vitin 2020 ku potencoi se buxheti komunal i Vitisë do të jetë 12 milion e 305 mijë euro.
Gjatë këtij takimi komuniteti pakicë paraqiti këto kërkesa: mësimdhënësit e shkollës “Mladën Markoviç të hynë në sistemin e pagës së Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës, të bëhet rregullimi i gypit të ujësjellësit në fshatin Binqë si dhe shkolla e fshatit Binqë të kyçet në rrjetin e ujësjellësit të këtij fshati.