/2L ONLINE/ – Komuna e Vitisë ka mbajtur diskutimin publik për planifikimin e buxhetit komunal për vitin 2017 në fshatin Buzovik. Me këtë rast banorët pos që u njohën me buxhetin për vitin në vijim parashtruan kërkesat dhe nevojat e tyre për investime.
Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama gjatë diskutimit publik për planifikimin e buxhetit komunal me banorët e Buzovikut ndër tjerash tha se kjo komunë e ka parë si shumë të nevojshme që buxheti komunal konkretisht lista për investime kapitale për vitin 2017 të hartohet në bashkëpunim me qytetarët e saj.
“Buxheti komunal i Vitisë është i qytetarëve të saj andaj për këtë ne kemi vendosur që sikurse vitin e shkuar të vazhdojmë edhe gjatë këtij viti me diskutime publike për të njohur me nevojat që kanë qytetarët tanë për investime.
Buxheti i përgjithshëm për vitin 2017 është 10 milion e 19 mijë euro por vetëm 1 milion e 700 mijë euro janë për investime kapitale dhe atë për të gjitha lokalitetet e komunës sonë. Kjo shumë edhe me është më e vogël se kërkesat dhe nevojat e të gjithë qytetarëve tanë ne jemi të përkushtuar të bëjmë një ndarje sa më të drejtë duke u bazuar në nevojat dhe prioritetet që kanë ata. “ u shpreh Rama.
Ai shfrytëzoj rastin që të njoftoj qytetarët edhe mbi ligjin për falën e borxheve i cili pritet të shfuqizohet me 2 shtator të këtij viti. Rama po ashtu kërkoj nga banorët që të paguajnë faturën e tatimit në pronë duke bërë me dije se paratë e grumbulluara do të ju kthehen qytetarëve vitias përmes investimeve kapitale.
Ndërkaq gjatë këtij takimi banorët e Buzovikut parashutuan disa kërkesa për investime në këtë lokalitet si: rregullimi i ujërave të zeza, asfaltimi i disa rrugëve nëpër lagje, rregullimi i një fushe sportive për nxënësit e shkollës, rregullimi i disa rrugëve që lidh Buzovikun me fshatrat e tjera si me Beguncën, përforcimi i rrjetit elektrik dhe zëvendësimin e shtyllave të vjetruara të druritit me shtylla të betonit si dhe disa kërkesa të tjera.
Përndryshe në këtë takim ka marrë pjesë Nexhmedin Jakupi, Drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë. /2L ONLINE/