DYLON

Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc ndihmon financiarisht Hasanbegun e Shkupit

Avatar photo Redaksia

Një delegacion i Këshillit të Bashkësisë Islame të Bujanocit i përbërë nga kryetari Sulejman ef. Fejzullahu, kryeimami Ragmi Destani, kryetari i shoqatës Humanitare Gjysëmhëna Izeir Destani dhe Imami Muhamed Xhemaili, vizituan Bashkësinë Islame të Maqedonisë ku u pritën fillimisht nga Kryetari i OH HILAL Mustaf Dauti.

Në këtë takim delegacioni i KBI-së Bujanocit u informua hollësisht rreth fatkeqësisë që ndodhi në Hasanbeg, dhe kushteve të vështira që po përjeton popullata atje, ku më pas të shoqëruar nga Kryetari i OH HILAL doli edhe në teren për të parë gjendjen drejtpërdrejtë, transmeton Titulli.

EkoHigjiena

Pas kësaj, kryetari i KBI të Bujanocit Sulejman ef. Fejzullahu, Organizatës HILAL i dorëzoi mjetet e tubuara në xhumanë e fundit, e që ata të shpërndajnë në Hasanbeg ushqim, veshje dhe nevoja të tjera familjeve të prekura nga vërshimet.

Mjetet e tubuara që iu dorëzuan OH HILAL e të cilat ishin tubuar nga aksioni i KBI- së nëpër të gjitha xhamitë e Komunës së Bujanocit ishin gjithsejtë: 7684, 50 Euro.

Më pas u zhvillua edhe një takim i ngrohtë me kryetarin e Bashkësisë Islame të Maqedonisë Sulejman ef. Rexhepi, i cili e falënderoi KBI-në e Bujanocit dhe popullatën e Bujanocit për kontributin e dhënë.

KBI me këtë rast i falënderon shumë, të gjithë ata që iu përgjigjën kësaj fushate, dhe gjithashtu falënderon Bashkësinë Islame të Maqedonisë për kontributin e saj në këtë drejtim.

Duke e lutur Allahun e madhëruar që gjendja e krijuar në Hasanbeg të kalon sa më shpejt dhe Zoti t’i ruaj dhe të mos ndodhin fatkeqësi të tilla natyrore.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.