Qindra qytetarë janë mbledhur sot në familjen Abazi të fshatit Livoq i Epërm nga Komuna e Gjilanit, për të ndarë dhimbjen me familjarët dhe për t‘iu dhënë lamtumirën e fundit vëllezërve Shemsedin e Isa Abazi të cilët gjeten vdekjen nga termeti fatal në Durrës të Shqipërisë.
Pas ritualeve fetare islame tek familja Abazi, vëllezërit Shemsiu e Isau u përcollën për në varrezat e lagjes së Jabuqve.
Shemsedini la pas vetes gruan dhe 4 fëmijë, kurse Isau la gruan dhe dy fëmijë.
Familja Abazi vazhdon të mbajë dyert hapur për kryeshëndosh edhe për 5 ditë, duke filluar nga dita e nesërme.
Ndërkaq rruga nga shtëpia e të ndjerëve, e deri tek varrezat ishte e mbuluar në zi nga familjarët miqtë e bashkqytetarët të cilët mes lotëve varrosën vëllezërit Abazi.
Në ceremoninë mortore morrën pjesë udhëheqës të institicioneve lokale, përfaqësues të partive politike, nga niveli qëndror e komunal.
Sipas zakoneve të fesë islame faljen e kufomave e ka kryer kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan Efendi Naim Aliu së bashku me imamë e hoxhallarë të tjerë të shumtë.
Kurse, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në ceremoninë e varrimit teksa ka shprehur ngushëllimet e tij dhe në emër të komunës për familjet e vëllezërve Abazi tha se sot solidarizohen me familjen Abazi dhe se ndarja tragjike nga jeta e Shemsedinit dhe Isaut shënon kulmin që në ditet e vështira.
I gjinden njëri-tjetrit në krah dhe të gjithë së bashku lutemi që shpirti i tyre të bëj dritë dhe pasardhësit që i lanë të bëhen të fortë.
Kurse, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në ceremoninë mortore të vëllezërve Abazi u ka shprehur ngushëllime familjes gjersaa ka theksuar se qeveria dhe shoqëria kosovare ka për obligim të i dal në përkrahje kësaj familje e cila përjetoi këtë fatkeqësi, e që duhet t’a ndajë bashkë i gjithë populli shqiptar.
shih videon Radio Star
https://www.facebook.com/RadioStarGjilan/videos/1045317832471662/