DYLON

Efektet e dushit të nxehtë, mund të ketë ndikim në çrregullimet metabolike

Efektet e dushit të nxehtë, mund të ketë ndikim në çrregullimet metabolike
Avatar photo Elife Sherifi

Sipas një studimi të ri, një dush i nxehtë mund të ketë efekte tjera përveç relaksimit mendor.

Sipas autorëve, banjot e rregullta të nxehta mund të reduktojnë inflamimin dhe të përmirësojnë metabolizmin.

Dushet e nxehta mund t’i bëni në shtëpi dhe kanë një kosto të ulët si dhe nuk ka gjasa të shkaktojnë efekte anësore.

EkoHigjiena

Kohët e fundit, studiuesit arritën të kuptojnë se zhytja në ujë të nxehtë mund të ketë ndikim edhe në çrregullimet metabolike, siç është diabeti. Ndikimi i dushit tek inflamacioni dhe rezistenca e insulinës.

Ekzistojnë disa prova se inflamimi kronik i nivelit të ulët rrit rezistencën ndaj insulinës.

Me fjalë të tjera, inflamacioni zvogëlon aftësinë e një qelize për t’iu përgjigjur insulinës, duke kontribuar potencialisht në zhvillimin e diabetit.

Në anën tjetër dushi i nxehtë mund të reduktojë inflamacionin dhe të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës që do të thotë se trupi ka kontroll më të mirë të niveleve të glukozës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.