DYLON

Mehaj: Krenar me djemtë dhe vashat tona!

Mehaj: Krenar me djemtë dhe vashat tona!
Avatar photo Redaksia

Pas lajmit se FSK-ja gjatë operimit të tyre në Turqi ka shpëtuar një fëmijë të moshës dy vjeçare dhe janë dukë bërë përpjekje për të shpëtuar edhe nënën e saj që ka mbetur në rrënoja, Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj është shprehur se ndihet krenar me djemtë dhe vashat tona!

Postimi i plotë:

EkoHigjiena

Ekipi i FSK-së ka arritur të nxjerr nga rrënojat një fëmijë të moshës 2 vjeçare

Ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga mëngjesi janë duke operuar me kapacitete të plota në Hatay të Turqisë.

Në orët e mbrëmjes kanë arritur të nxjerrin një fëmijë të moshës dy vjeçare, dhe janë duke bërë përpjekjet maksimale për të shpëtuar edhe nënën e saj që është e ngujuar në rrënoja.

Ekipet tona gjatë operacionit kanë hasur në viktima në objektet e kollapsuara, por prioritet është duke ju dhënë atyre vendeve ku janë detektuar persona të gjallë.

Krenar me djemtë dhe vashat tona!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.