Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, përmes platformës digjitale realizoi një takim zyrtar me zëvendësdrejtorët, drejtorët e departamenteve, divizioneve dhe drejtorët rajonal, për të diskutuar rreth realizimit të objektivave dhe planifikimeve operacionale të Policisë së Kosovës.
Në këtë takim përveç tjerash u diskutuan tema mjaftë të rëndësishme që ndërlidhen me sigurinë publike, me theks të veçantë “siguria në trafikun rrugor”, masat AntiCovid”, “integriteti policor”, “siguria në shkolla” , “informatat intelegjente”, të gjitha këto që ndikojnë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e krimit dhe ruajtjen e shëndetit publik.
Porosia e këtij takimi ishte, vazhdimi i angazhimit dhe përkushtimit të mëtejmë në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive në mënyrë profesionale nga të gjitha nivelet, duke ngritur përgjegjësinë në menaxhim dhe mbikëqyrje, me qëllim të një shërbimi sa më efikas karshi qytetarëve dhe vendit.
Policia e Kosovës duhet të vazhdojë ta ketë ndër prioritetet bashkëpunimin me qytetarët dhe institucionet relevante, bashkëpunim ky i cili rezulton drejtë persë drejti në ngritjen e mëtejme të imazhit dhe besueshmërisë në polici.