DYLON

Prokuroria e Gjilanit: Ndalohen dy persona për dhunim

Prokuroria e Gjilanit: Ndalohen dy persona për dhunim
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, sot ka ndaluar dy (2) persona, të pandehurit S.H. dhe V.L., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Dyshohet se të pandehurit e sipërshënuar, gjatë muajve Shkurt dhe Mars 2021, në komunën e Gjilanit, e kanë keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën e mitur, nën moshën 16 vjet.

EkoHigjiena

Të pandehurit me vendim të prokurorit gjenden në ndalim 48 orësh dhe ndaj tyre brenda afatit ligjor do të kërkohet masa e sigurisë nga Gjykata kompetente në Gjilan. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.