Shefi i kabitetit të kryetarit të Kamenicës, Meriton Ramabaja, së bashku me drejtorin e Hidromoravës njësia në Kamenicë, Sherif Thaçi dhe zyrtarin, Milaim Limoni, kanë pritur në takim përfaqësuesin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes, Major Driton Rexhepi.
Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me shpalljen e gjendjes së gatishmërisë emergjente për shkak të mungesës së ujit të pijshëm në Komunën e Kamenicës, si dhe shqyrtimin e mundësive për ndihmë nga FSK dhe Ministria e Mbrojtjes.
Shefi i kabinetit, Meriton Ramabaja, gjatë takimit tha se ne si komunë mirëpresim çdo ndihmë që na ofrohet për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve.
“Ne si komunë mirëpresim çdo ndihmë që na ofrohet dhe që ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, sidomos në zgjidhjen e problemeve të kahmotshme me ujë. Jemi falënderues për takimin dhe gatishmërinë e treguar nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Ministria e Mbrojtjes”, tha Ramabaja.
Nga ana tjetër, Major Driton Rexhepi si përfaqësues i FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes, ka shprehur gatishmërinë për t’i ndihmuar banorët e Komunës së Kamenicës me të gjitha kapacitetet që ata kanë.
“Si FSK, dhe në koordinim të vazhdueshëm edhe me Ministrin Meha, jemi të gatshëm t’i dalim në ndihmë banorëve të kësaj ane, në zgjidhjen e këtij problemi, me aq kapacitete sa mundemi”, u shpreh Rexhepi. /2LONLINE.com/