Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Organizatën Iniciativa për Progres (INPO) dhe Grupin Punues Komunal, për grupet e cenueshme Gjilan, sot kanë organizuar shfaqjen teatrale “Zëri im”, e përgatitur nga nxënësit e shkollave fillore, e cila u dha në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati’, në Kamenicë.
Qëllimi i kësaj shfaqjeje ka qenë që përmes artit skenik të përcillet mesazh ndërgjegjësues tek të rinjtë, prindërit, mësimdhënësit dhe shoqëria, që të mos lejojnë fëmijët të braktisin shkollat. Por të jenë të angazhuar që të rinjtë të ndjekin rrugën e ditursë.
Poashtu gjatë kësaj shfaqje, janë paraqitur paragjykimet rreth diskriminimeve që ndodhin qoftë në familje apo në shoqëri, dhunës fizike dhe psikologjike.
Ky projekt është mbështetur nga Agjencia Gjermani e Zhvillimit (GIZ) dhe është implementuar nga Iniciativa për Progres (INPO) në bashkëpunim me grupin punues për grupe vulnerable “SoRi” Gjilan.