DYLON

Komuna e Gjilanit do ta vazhdojë aksionin “Ta pastrojmë Gjilanin”

Komuna e Gjilanit do ta vazhdojë aksionin “Ta pastrojmë Gjilanin”
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit do të vazhdojë aksionin “Ta pastrojmë Gjilanin” së bashku me të gjitha institucionet në nivelin lokal, duke përfshirë këtu shkollat, institucionet shëndetësore, kompanitë regjionale, FSK-në, zjarrfikësit, për të pastruar rrugët kryesore, pastaj largimin e mbeturinave dhe parandalimin e deponive ilegale, brenda një intervali dy mujor, që nga kjo javë e deri më 20 qershor.

Në fazën e parë është e paraparë largimi i mbeturinave dhe pastrami i rrugëve kryesore dhe trotuareve me ujë, në fazën e dytë parashihet mbjellja e drunjëve dhe zgjerimin e gjelberimit dhe në fazën e tretë është përsëri intervenimi me pastrim nëpër të gjitha lagjet në qytet me presion të fuqishëm të ujit për të krijuar ajër të pastër për të gjithë qytetarët.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka marrë konfirmimin nga kompania Ekohigjiena, Hidromorava, pastaj konfirmimin e angazhimit të nxënësve të shkollave të mesme dhe nxënësve të klasave të nënta, punëtorëve të tregut, zjarrëfikësve, pastaj përfshirjen e FSK-së, këshillave të lagjeve e fshatrave, dhe qytetarët vullnetarë, për veprim në lokacionet e ndryshme, të gjithë së bashku, për krijimin e një ambient të pastër dhe të gjelberuar.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.