DYLON

“Parfumeria“ vjen të martën premierë në Teatrin e Qytetit të Gjilanit

“Parfumeria“ vjen të martën premierë në Teatrin e Qytetit të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Shfaqja teatrale “Parfumeria”, nga Haqif Mulliqi, me regji të Fatmir Hysenit, e me aktorë Naser Zymberi dhe Ramadan Kurti, vjen premierë në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, me datë 22 tetor, ora 20:00. Repriza e parë më 23 tetor.

PARFUMERIA

EkoHigjiena

Autor: Haqif Mulliqi
Regjia: Fatmir Hyseni
Aktorë: Naser Zymberi dhe Ramadan Kurti

Skenografia: Bekim Korça
Kompozitor: Memli Kelmendi
Kostumografia: Eleonora Gagica

Për shfaqjen:

Dy shokë të pandashëm që nga fëmijëria, Spajsi dhe Bruti, janë të dashuruar marrëzisht me të njëjtën grua, Merin. Të kapur nga emocionet e së shkuarës tani, në një azil pleqsh, ata përballen me ndjenjat e tyre të fshehura.

Pavarësisht viteve që kanë kaluar dhe dashurisë për njëri-tjetrin, xhelozia, urrejtja, gënjeshtrat e së kaluarës dhe e vërteta rreth dashurisë së tyre për Merin, shpërthejnë në një përballje finale.

Kjo përballje jo vetëm që zbulon plagët e tyre më të thella, por i çon edhe drejt një përfundimi tragjik, ku për herë të parë ata përballen jo vetëm me të vërtetën e dashurisë së humbur, por edhe me fundin e jetëve të tyre.

Shfaqja është projekt individual nga Naser Zymberi dhe është përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.