Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, ka pritur sot në takim lamtumirës udhëheqësen e deritanishme të sektorit të sundimit të ligjit në Ambasadën e Britanisë së Madhe, Znj. Jennifer Blakeney, e cila ishte së bashku më pasuesen e saj në këtë post znj. Margaret Belof.
Gjatë takimit të përbashkët, është diskutuar për reformat në sistemin prokurorial të Kosovës, si dhe për sfidat dhe hapat që janë duke u ndërmarr për tejkalimin e këtyre sfidave.
U.D. Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, ka falënderuar shefen e deritanishme të sektorit të sundimit të ligjit në Ambasadën e Britanisë së Madhe znj. Blakeney, për ndihmën dhe bashkëpunimin e dhënë për institucionet e drejtësisë në përgjithësi dhe Prokurorin e Shtetit në veçanti, në funksion të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës, ndërsa i ka ofruar gatishmëri për bashkëpunim edhe udhëheqës së re të sektorit të sundimit të ligjit në Ambasadën e Britanisë së Madhe, znj. Margaret Belof. /2LONLINE/