Ushtruesja e detyrës së ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha- Bunjaku, ka vizituar Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës.
Gjatë vizitës është shoqëruar nga Aida Rexhepi, Kryesuese e Bordit Drejtues të ShSKUK-së, me disa nga anëtarët e Bordit.
Gjatë takimit, Kryesuesja e Bordit Drejtues dhe drejtori i QKSUK-së, Kastriot Meqa, e kanë njoftuar U.d. ministren lidhur me punën që po bëhet në klinikat të ndryshme të këtij institucioni dhe planet për zhvillim të mëtejmë të shërbimeve.
Mes tjerash, treguan se disa nga klinikat janë rinovuar dhe ofrojnë shërbime shumë më cilësore me kushte moderne.
U.d. ministrja ofroi mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë për investime në këtë institucion të rëndësishëm për ofrimin e shërbimeve shëndetësore.
Pas takimit, u vizituan hapësirat e rinovuara së fundmi në Klinikën e Pedodoncisë, e cila ofron shërbime moderne dhe të avancuara, thuhet në njoftimin e Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës. /2LONLINE/