Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS), Aurorë Osmani Buca, vizitoi sot Shoqatën Handikos, për të parë nga afër aktivitetet që zhvillohen aty.
Në takim ishin, Fatmir Shurdhani menaxher i Handikos, Bajram Spahiu kryetar i Shoqatës së të Verbërve, dhe Almedina Morina përgjegjëse e zyrës informuese së Down Syndrome.
“U bisedua rreth sfidave që aktualisht përballen këto shoqata. Gjithashtu u diskutua për mënyrën se si ne si drejtori mund të jemi më afër nevojave, brengave e sfidave të tyre, në menyrë që adresimi i kërkesave të tyre të jetë më lehtë i realizueshëm”, ka thënë drejtoresha e DSHMS-së, Aurorë Osmani Buca
Ndërsa, sipas Fatmir Shurdhani, shoqata Handikos ka të anëtarësuar 1156 persona me aftësi të kufizuar, e shërbimet profesionale ofrohen vetëm nga 5 profesionistë.
E, sipas Bajram Spahiut, Shoqata e të Verbërve ka të anëtarësuar 475 anëtarë.
“Ne si drejtori, zotohemi që brenda mundësive buxhetore, gjithmonë do t’i mbështesim këto kategori”, ka thënë drejtoresha osmani Buca. /2LONLINE/