Zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur sot në takim një delegacion nga Turqia, konkretisht nga Oda Ekonomike e qytetit Turgutllu të Turqisë të kryesues nga Faruk Aydin, kryetar i bordit të DHTI-së.
Në këtë takim i pranishëm ishte edhe Rexhep Gynduz, kryetar i Qendrës Kulturore të Kosovës në Bursa të Turqisë, si nismëtar i këtij bashkëpunimi.
Me këtë rast në këtë takim është bashkëbiseduar për mundësitë e bashkëpunimit në interes të dy komuniteteve. zëvendëskryetari Aliu i falënderoj ata për vizitën duke i njoftuar ata me gjendjen e gjithmbarshme në këtë komunë dhe mundësive të mira për investime.
Aliu fillimisht ka njoftuar për historikun e shkurtër të komunës së Vitisë, numrin e popullsisë dhe resurset që posedon kjo komunë.
“Ne si komunë jemi të njohur në Bujqësi e Blegtori dhe kemi një mërgatë që është shumë aktive dhe ndihmon shumë në zhvillimin e ekonomisë”, ka thënë Aliu.
Ai shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit, ndërkohë njoftoi edhe me përfaqësuesit e disa bizneseve shumë të suksesshme të komunës së Vitisë.
Ndërkaq z. Aydin , bëri të ditur se përfaqësojnë komunitetin e biznesit të qytetit Tutrgutllu dhe u shpreh i kënaqur me atë që ka parë gjatë vizitës në disa kompani kosovare dhe teknologjinë që e përdorin ato.
“Po shihet që këtu ka shpresë për një zhvillim të suksesshëm të ekonomisë në Kosovë, dhe shpresoj shumë që Kosova do të avancoj edhe më shumë me produktet e saja në tregun e BE-së.
Në kuadër të Odës Ekonomike të Turgutllus, veprojnë mbi 3 mijë biznese dhe atje çdo kompani është e obliguar të jetë anëtare e odës Ekonomike, gjë që ka ndikuar shumë pozitivisht në mbështetje dhe zhvillim sa më të mirë të tyre”, tha Aydin.
Në këtë takim u shkëmbyen përvojat mes biznesmenëve turq dhe atyre të komunës së Vitisë, si dhe u shqyrtuan mundësit e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme. /2LONLINE/