Pjesa e fundit e Xhamisë Eyyub, e që peshon 2,650 ton, është bartur në vendin e saj të ri me anë të mjetit SPT me 352 rrota, nga vendi historik Hasankeyf.
Procesi i punës thuhet se ka zgjatur rreth 6 orë, ndërsa rruga është rreth 6 kilometra deri në Parkun e Ri Kulturor. Së bashku me xhaminë 610-vjeçare, objekte të tjera kulturore po hiqen në vendin që u krijua në vitin 2017.
Një vepër kolosale guri e quajtur Zeynel Bey Shrine u zhvendos duke përdorur teknologji të ngjashme vitin e kaluar.
Ky veprim vjen pasi diga e katërt më e madhe e Turqisë është në rrezik dhe qyteti i lashtë i Hasankeyf rrezikohet nga përmbytjet e ujrave.