Shkruan: Fadil Kajtazi
Bill Klinton në historinë e shqiptarëve, përfaqëson personalitetin fal të cilit, ne sot në Kosovë kemi familje, shtëpi, dinjtet moral e kombëtar…, kemi shtet!
Sikur ky njeri të sillej me komoditetin e një burokrati të rëndomtë, një pjesë e madhe e popullit të Kosovës do të përfundonte në varreza masive masakruar, e dhunuar dhe e dëbuar në katër anët e botës.
Pa vendimin e këtij njeriu, shqiptarët e Kosovës do të ishin shfarosur.
Është injorancë, arrogancë, mosmirnjohje – primitivizëm fakti se si shteti i Kosovës, partitë politike, kryetarët e komunave nuk organizuan së paku nga tre autobus nga çdo komunë, për ta nderuar njeriun i cili i shpëtoi nga shfarosja.
Turpi i madh i bie popullit të Kosovës, i cili ka zgjedhur që kjo klasë politike ta perfaqësoi.
Në qytetrimet moderne, gjëja që urrehet më së shumti është mosmirnjohja. /2LONLNE/