DYLON

IPK shënoi 17 vjetorin e themelimit

IPK shënoi 17 vjetorin e themelimit
Avatar photo Redaksia

Me rastin e shënimit të 17 vjetorit të IPK-së u nënshkrua deklarata për themelimin e Forumit rajonal të agjencive mbikëqyrëse policore në mes Republikës së Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), në një ceremoni të organizuar me shumë aktivitete ka shënuar ka shënuar sot 17 vjetorin e themelimit.

EkoHigjiena

Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, përfaqësues të institucioneve që ndërlidhen me fushën e sigurisë, gjyqësisë, prokurorisë si dhe përfaqësues nga agjencitë si motra nga Republika e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, dhe Malit të Zi etj.

Gjatë fjalimeve të rastit që u mbajtën në këtë ceremoni u përshkrua rrugëtimi i IPK-së ndër vite, rezultatet dhe sfidat duke vënë në pah se ky rrugëtim u mundësua edhe falë përkrahjes së institucioneve vendore e ndërkombëtare siç është ICITAP-i amerikan, OSBE-ja etj.

Si pjesë e kësaj ceremonie, nga udhëheqësit e agjencive si motra nga katër shtetet (Republikës së Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi) u nënshkrua edhe Deklarata për themelimin e Forumit Rajonal të Agjencive Mbikëqyrëse Policore.

Themelimi i Forumit Rajonal vjen pas konferencës rajonale së mbajtur në Prizren këtë vit ku një prej konkluzioneve ishte ai për themelimin e forumit të përbashkët të agjencive të mbikëqyrjes/kontrollit policor të Republikës së Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Gjithashtu, me rastin e shënimit të këtij përvjetori, IPK në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut ka organizuar edhe dhurimin vullnetar të gjakut nga punonjësit e IPK-së .

Në shenjë mirënjohjeje për angazhimin dhe përkushtimin e treguar ndër vite, IPK ndau mirënjohje dhe medalje për disa punonjës të saj.

IPK u themelua në vitin 2006 si një mekanizëm i pavarur i mbikëqyrjes së Policisë me dy funksione kryesore: inspektimi i mënyrës së kryerjes së detyrave nga ana e Policisë në lidhje me efektshmërinë dhe zbatueshmërinë e ligjeve në fuqi dhe hetimin e të gjitha ankesave për sjellje të policëve pa dallim grade. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.