Turneu Ndërkombëtar i Karatesë “Adem Jashari” do të mbahet në Kosovë më 1 Dhjetor në Istog. Organizator i turneut është klubi i karatesë”Wazari” nga Istogu, ndërsa pritet të jenëpjesëmarrës garues nga e gjithë Rajoni dhe më gjerë.
Garat do te zhvillohen në te gjitha grupmoshat (7-17 vjeç si dhe seniorët), në te dy gjinitë (femra dhe meshkuj) në dy disiplina kata dhe kumite, transmeton 2LONLINE.com.
Kjo u arrit pas një mbledhje urgjente mes kryetari te Federatës se Karatesë se Kosovës Ismet Krasniqi, sekretari përgjithshëm FKK-së, Nazmi Gashi dhe kryetari i Komisioni te Garave Ismail Fazliu, ai gjyqtarëve Ardian Muhadri dhe kryetar i Komisionit për Informim Lulzim Berisha pikë diskutim ishte mbajtja e turneun ndërkombëtar “Adem Jashari”, qe ishte parapare te mbahet 01.12.2019, (e diele) në Istog. (adresa: Fshati Orroberd-Banjë komuna Istog salla e Sporteve Dresha (rruga Prishtinë- Klinë-Gurakoc-Banjë).