Federata e boksit e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e turneut më të madh ndërkombëtar në boks “Adem Jashari” që do të mbahet me 21- 22 nëntor. ka njoftuar Federata e Boksit të Kosovës (FboxK).
Sipas kësaj federate, deri me tani konfirmimin e kanë bërë 6 shtete: Bullgaria, Zvicra, Sllovakia, Maqedonia, Mali I Zi, Shqipëria, dhe presim konfirmimin nga Suedia dhe Kroacia, transmeton 2LONLINE.com.
“Për shkak se palestra e sporteve në Prishtinë është e rezervuar për aktivitetet tjera ndërkombëtare europiane, turneu “Adem Jashari” do të mbahet në palestrën e sporteve “Dilloni Benz” në Fushë Kosovë, ku i plotëson te gjitha kushtet e kërkuara nga federata botërore AIBA, për mbajtjen e kësaj gare të madhe ndërkombëtare që është në kalendarin e garave botërore AIBA dhe kalendarin e garave Evropiane EUBC”, thuhet në njoftim të FboxK.
FboxK do të respektoj këshillat e dala nga IKSHPK, MKRS,M.SH. që në palestra të mbyllura mos të ketë më shumë se 50 persona (garues, trajner, delegat, mjek sportive etj.) turneu do te zhvillohet pa publik.
Gjysmëfinalet do të organizohen me 21 nëntor nga ora 17h. Finalet me 22 nëntor nga ora 12.00.
Gyqtarë: Latif Demolli; Baftjar Abazaj – Shqipëri, Aliriza Rexhepi; Agim Shala, Agim Tahiraj, Safet Syla, Fadil Bekteshi, Visar Ibrahimi, Granit Qorri, Marigona Beadini dhe delegat: Sylejman Voca, Nadir Shllaku, mjeku Kujdestar: Agron Kamberi. ka njoftuar Federata e Boksit të Kosovës. /2LONLINE.com/