Me temën “Kamenica, si ka qenë dje, nisur nga sot si do të bëhet nesër falë angazhimit të përbashkët”, profesorë, akademikë, ndërmarrës të suksesshëm e pjesëmarrës nga diaspora, janë mbledhur në oborrin e Kullës së Kadri Zekës në Poliqkë.
“Kemi folur për sakrificën dhe mundin nëpër të cilin ka kaluar secili e secila për arritjet që numërojmë sot, por gjithashtu nuk ka munguar as mbështetja e idetë konkrete për zhvillim të mëtutjeshëm as nga tryeza e mbajtur dje”-ka thënë Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj.
Ai gjithashtu ka shtuar se nisur nga qëllimi që gjeneratat e reja duhet të kenë më shumë mundësi e një ambient edhe më të mirë për t’u zhvilluar ashtu siç e ka secila gjeneratë e re në një vend të lirë e të zhvilluar, edhe dje u përsërit nevoja e flijimit të njohurisë dhe mundësisë personale për zhvillimin e gjithmbarshëm.
Rahimaj githashtu ka njoftuar se tryeza me personalitete mbahet për herë të dytë në Kamenicë, duke mbajtur gjithmonë frymëzim qëllimin që organizime të tilla të kthehen në diçka trandicionale, përmes së cilës përpos që shohim arritjet e mundësitë, falënderojmë ata që vazhdimisht kontribuojnë për Kamenicën e zhvillimin e përgjithshëm të saj. /2LONLINE/