Me prezencë edhe të kryetarit të Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, me një ftesë të veçantë, personalitete të shquara nga Kamenica janë mbledhur së bashku, në një tryezë të përbashkët, në fshatin Tugjec.
Në ktë tryezë, figura të rëndësishme kanë diskutuar e kanë ndarë eksperiencat e tyre profesionale të cilat padyshim se do të shërbejnë si udhërrëfyes në të ardhmen.
Një organizim i tillë, është bërë në kuadër të “Kamenica Summer Fest”, në shenjë falënderimi dhe mirënjohje për kontributin e këtyre personaliteteve, nga e kaluara e deri më sot, ku biseda produktive, këshilla e rekomandime që transmetonin vlera të çmuara për të mirën e përbashkët, u mirëpritën nga Kryetari i Komunës duke e falënderuar gjithsecilin për angazhimin e tyre në zhvillimin e komunës dhe vendit. /2LONLINE/