Ky vit që po ik, mbase më i vështiri i pasluftës.
Urimi im i veçantë në emër të familjes sime përveç qytetarëve shkon për ideatorët dhe programuesit e luftës çlirimtare që sot padrejtësisht gjenden në Gjykatë të Hagës.
Shkruan: Izmi Zeka
Truri dhe tabani i luftës së UÇK-së dhe shtetndërtimit të Kosovës po përballen me një padrejtësi të kohës duke u munduar që të ribëjnë historinë e cila është shkruar me gjakun e dasmorëve.
Prandaj ky vit pas 21 vite liri dhe 12 vjet shtet doemos nuk është si herave tjera.
Urimi i veçantë për ish Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish Kryeparlamentarin, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimin, Nasim Haradinaj, Hysni Ngucatin dhe Sali Mustafa-Cali.
Asnjë gjykatë nuk do të mund të dënoj lirinë e Kosovës. Kështu që ju jeni vetë liria dhe e ardhmja e këtij vendi
Për fund gëzuar e shpresoj se do të shihemi së shpejti! /2LONLINE.com/