Forma e mirë e Vedat Muriqit, po tregon edhe ne treg ku po ka vershime të mëdha nga ofertat. Në takimin e së shtunës së luajtur ndaj Trabzonsporit, yllin kosovar e përcollën tri skuadra tjera evropiane, nga tri liga të ndryshme: Monaco, Eintracht Frankfurt dhe Leicester City.
Edhe pse Fenerbahçe e humbi takimin me rezultat 2:1, vlen të cekët se paraqitja e Muriqit ishte e mirë në këtë takim.
“Sporx” raporton se klubet e sipërpërmendura kishin sjellur agjentët për ta përcjellur nga afër futbollistin nga Prizreni.
Ndryshe, për Muriqin tashmë kanë shprehur interesim edhe Tottenhami, Burnley dhe Manchester Unitedi.
Të tri këto klube kërkuan transferimin e Muriqit në janar, por futbollisti nga Kosova refuzoi të largohet me pretekstin se dëshiron ta fitojë titullin e kampionit në Turqi.