Drejtuesit e Teatrit të Qytetit të Gjilanit kanë bërë me dije se në kuadër të programit të shfaqjeve që do të jepen në skenën e teatrit përgjatë muajit dhjetor janë edhe tri premiera.
Siç ka bërë me dije drejtori Erson Zymberi, ndër tjerash, edhe tri super premiera të reja na presin këtë muaj, transmeton 2LONLINE.com
3 dhjetor, me fillim nga ora 11:00 në bashkëpunim me Qendrën PEMA, pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta, sjellim shfaqjen për fëmijë “Kësulëkuqja dhe Ujku”.
20 dhjetor, vjen shfaqja A.Y.L.A.N nga Jeton Neziraj, regjia: Blerta Rrustemi-Neziraj.
28 dhjetor, vjen shfaqja e Teatrit Magjik të Fëmijëve “Të ëndrrash borën përsëri” bazuar në tregimet fantastike të autorit David Furumotto.
Përndryshe, më poshtë keni në tërësi kalendarin e shfaqjeve për muajin dhjetor.