• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Kurti: Shteti i Kosovës, Qeveria jonë, i tërë populli ynë kurrë nuk e lë vetëm Shqipërinë

Redaksia 2LONLINE 2 Dhjetor, 2019 3 min
 Kurti: Shteti i Kosovës, Qeveria jonë, i tërë populli ynë kurrë nuk e lë vetëm Shqipërinë

Lajmet nga zona e Durrësit nuk po bëhen më të mira. Fatkeqësisht lëkundjet nuk po pushojnë megjithëse në shkallë më të ulët. Trishtimin po përpiqemi ta përballojmë në bashkësi, ndërkohë që solidariteti pa kursim na ka dhënë një forcë të madhe se bashkë mund t’ja dalim. Dikush dhuron veshmbathje, dikush bën punë vullnetare, disa sjellin ushqim falas e shumë të tjerë i kanë hapur dyert e shtëpive të tyre për strehim. Kjo është vlera e bashkësisë, këto janë vlerat tona, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

Një delegacion i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, i prirë nga Kryetari Albin Kurti, Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, deputetët Artan Abrashi, Yllza Hoti, Arbër Rexhaj, Salih Zyba e aktivistët Drita Millaku, Faruk Dakaj e Karanfil Haxhillari vizituan Kampin ku po qëndrojnë 440 familje të prekura nga tërmeti. Vendosëm të mos bëjmë fotografi në këtë aktivitet, për të ruajtur privatësinë e të strehuarve në kamp. Por, ne pamë që gjithçka po funksiononte në përpikëri: mjekët po bënin kontrollat sistematike për trajtimin e infeksioneve të lehta, atyre kronike e deri te sëmundjet akute; psikologët të gatshëm për trajtimin e të traumatizuarve; vullnetarët ishin duke i seleksionuar të gjitha ndihmat, nga ato higjenike te veshmbathjet, nga dyshekët te batanijet. Të gjitha nevojat elementare janë duke u plotësuar. Ndonëse çdo ditë ushqimi është duke u shtruar nga humanitarë zemërgjerë, në hapësirat e Kampit shpejt do të hapet edhe kuzhina ku do të gatuhet ushqim i freskët për refugjatët. Ish-hapësira e KFOR-it gjerman, sot Park Inovativ, edhe pse nuk mund ta ketë ngrohtësinë e shtëpisë, po ia del mbanë që mërzinë ta zbus. Në emër të organizatës sonë, i falënderojmë të gjithë për punën që po e bëjnë.

Shteti i Kosovës, Qeveria jonë, i tërë populli ynë kurrë nuk e lë vetëm Shqipërinë. Çfarë ndodhi nuk mund të zhbëhet, por jeta duhet të triumfojë. Këto ditë pikëllimin po e kthejmë në forcë. Ne jemi një komb dhe nuk jemi mysafir te njëri-tjetri, Kosova është shtëpia e juaj sepse kombi shqiptar është streha jonë, thueht në fund të komunikatës.

Etiketa:aLBIN lkURTI Prizren REFUGJAT
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Rezultatet e Provimit të Maturës – kalueshmëria 78.4

29 Qershor, 2022
Policia

U lëshuan apo jo parashutistë nga Serbia në zonën kufitare të Kosovës?!

29 Qershor, 2022
2LTV

VIDEO: Përkushtimi i përbashkët me Ministrin e Bujqësisë po i sjell Gjilanit

29 Qershor, 2022
Policia

Arrestohen njëmbëdhjetë të dyshuar për përfshirje në veprimtari penale

29 Qershor, 2022
Lajme të ngjashme

Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Kosovës mundëson identifikimin e migrantëve të hyrë ilegalisht në vendin tonë

26 Qershor, 2022

Zhbllokohet rruga Prizren-Prevallë

14 Dhjetor, 2021

Policia sekuestron një shumë të madhe bankënotash që dyshohet të jenë të falsifikuara

3 Prill, 2021

Prizreni bëhet me stadium të ri ndihmës

19 Gusht, 2019

Fillon edicioni i 18-të i festivalit të filmit “DokuFest”

3 Gusht, 2019

Festivali i filmit “DokuFest” gati, edicioni i 18-të fillon më 10 gusht

29 Korrik, 2019

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com