DYLON

Haradinaj: Presidenti historik Ibrahim Rugova nderon Kosovën, na nderon të gjithë neve

Haradinaj: Presidenti historik Ibrahim Rugova nderon Kosovën, na nderon të gjithë neve
Avatar photo Redaksia

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule te shtatorja e ish-Presidentit Ibrahim Rugova, në 75 vjetorin e lindjes.

Me këtë rast kryeministri në detyrë Haradinaj, tha se respekti për figurën e presidentit të parë të Kosovës është kthyer tashmë në traditë.

“Në ditëlindjen e presidentit historik të Kosovës, presidentit të parë, bëra një gjest simbolik të nderimit pranë shtatores. Njëkohësisht sot kujtojmë edhe heronjtë e Kosovës, Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi. Gjithsesi, respekti për presidentin historik Ibrahim Rugova është kthyer në traditë dhe besoj se e nderon Kosovën, na nderon të gjithë neve”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.