Edhe pse është krijuar përpara 400 vjetësh, lagjja historike e Chawkbazar, në kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka, vazhdon të mbetet po aq popullore.
Por, në këtë periudhë, fama e saj mbërrin kulmin, e kjo falë faktit që kjo qendër e rëndësishme biznesi, tejet e njohur edhe për shumëllojshmërinë e ushqimeve tradicionale, shndërrohet praktikisht në vendin kryesor të ushqimeve të Iftarit, vaktit që thyen agjërimin e përditshëm.
Me mijëra shitës ekspozojnë prodhimet e tyre nëpër rrugë, ku njerëzit presin në radhë për qebap e lloje të ndryshme birjani, një pjatë tejet popullore me bazë orizin.
Shitësit luftojnë mes tyre për hapësirë në një kohë kur mbi rrugicat e ngushta të tregut varen me qindra kabllo elektrike, telefonike dhe internet, çka përbën dhe një rrezik për Chawkbazar, i cili shkurtin e këtij viti u përfshi nga një zjarr masiv që vrau gati 80 vetë.