Në vazhdën e aktiviteteve të përditshme për parandalimin e kontrabandës dhe veprave tjera penale ndërkufitare, Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë e Policisë Kufitare, DRK-Veri, gjatë patrullimit në brezin kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, kanë vërejtur një kombi Mercedes të tipit Sprinter ngjyrë e bardhë me targa serbe, që dyshohej se kishte shfrytëzuar rrugën e cila nuk është e autorizuar për kalim kufiri.
Patrulla policore ka tentuar ta ndal duke ndezur rotacionin dhe dritën vezulluese për ta ndalur, por i njëjti nuk është ndalur dhe ka tentuar t’i ik Policisë.
Pas veprimeve aktive operacionale, Policia ka arritur që në hyrje të Leposaviqit ta ndaloj automjetin e dyshuar dhe gjatë kontrollit është identifikuar edhe ngasësi i automjetit i dyshuari mashkull/s me iniciale R.K. (1973).
Gjatë realizimit të kontrollimit është konstatuar se në automjet (kombi) transportoheshin mbi 3700 kilogram mish të ndryshëm, në vlerë mbi 20 mijë euro dhe nuk kishte asnjë dokument mbi prejardhjen e mallit .
Automjeti është përcjellë dhe iu është dorëzuar autoriteteve kufitare në Leposaviq për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme. /2LONLINE/