Edhe sikur Kosova të “lundronte” në kushte normale politike, procesi i transformimit të FSK- së në ushtri do të merrte një kohë e cila do të kërkonte se paku pesë vite. Në radhë të parë kjo lidhët me kuadrin komandues, nënoficerë dhe oficerë, për të cilin vendet e NATO-s kanë standarde të cilat i aplikojnë në mënyrë strikte.
Shkruan: Fadil Kajtazi
Kjo ka të bëj me shkollimin të kuadrit komandues sipas kritereve të aplikuara nëakademitë te tyre. Në rastin e Kosovës, ky kuadër është në përgatitje e sipër, kadetët e FSK po përgatiten sipas standardeve të vendeve të NATO-së në akademinë tonë dhe po specializohen në akademitë me prestigjioze të vendeve te NATO-se. Ky kuadër i aftësuar, tani ka arritur nivelin e gradës major dhe deri sa ta zëvendëson kuadrin e pakualifikuar që ndodhet në FSK deri në nivelin e gradave të gjeneralit, transformimi i FSK-së në ushtri nuk do të ndodhë, se paku jo me bekimin e SHBA-ve dhe NATO-së.
Transformimi eventual nëmënyrë tënjëanshme do te komplikonte gjerat, dhe një ushtri pa aleat, do te jete e pa dobishme për faktin se në radhe të pare ne nuk do tëpërballonim financiarisht krijimin e një ushtrie e cila do të ishte efektive për të krijuar frenim dhe mbrojtje të agresorit eventual siç është Serbia.
Nëse ndodhë transformimi i njëanshëm, kërkohet që njëkohësisht të ngriten struktura dhe të bëhet furnizimi me pajisje tëUshtrisë sëKosovës nëmënyrë të shpejte, nga se çdo veprim pa miratimin e SHBA-ve dhe NATO-së, nënkuptonngritje të kapaciteteve mbrojtëse tëKosovës, duke u “mbështetur në forcat e veta” sipas parullës komuniste të Shqipërisë.
Në radhë të parë, SHBA nuk do të lejoj deri në momentin e fundit që të ndodhë degradim i këtyre përmasave, mirëpo situata politike në nivel global, ku probabiliteti për përdorimin e armatimit bërthamor është rritur më shumë se gjatë Luftës së Ftohët (konflikti SHBA Kore Veriore), politika agresive ruse drejt vendeve të Ballkanit dhe programi bërthamor iranian, shtojë gjasat që SHBA të lodhen
më problemet e mëdha që po i bënë Kosova e vogël dhe interesimi i SHBA për Kosovën të venitet.
Jam mese i sigurte se në Kosove ka forca politike të cilat e duan vendin dhe nuk do tëlejojnë që gjerat tëarrijnë deri ne ketë nivel, por për ata që po tentojnë t’i degradojnëmarrëdhëniet me NATO-n dhe SHBA, duhet të din se kjo ështënjë sfide e pa përballueshme.
Faktori i parë qëUshtrinë e Kosovës e bën të pa dobishme, pa mundësi të krijimit të kapaciteteve të mjaftueshme frenuese dhe mbrojtëse, nëse ajo formohet njëanshëm është ai financiar.Për t’i ndenjur karshi agresionit eventual serb njëanshëm, pa aleat që sot i kemi, duhet që së pari të krijohet ekuivalenca nëforca; sa për krahasim, Serbia posedon kapacitete tëartilerisë klasike me larghedhje deri ne 32 kilometra (obusi i sistemit NORA-A (M84), dhe Nora B-52nëkal. 155) dhe detyrimisht ne do të jemi të obliguar që të kemi ekuivalentin e tij dhe tëformojmë se paku katër regjimente të këtij niveli, tre aktiv dhe një në rezerve nëse kihen parasysh tre drejtimet mësymëse serbe (siç ata i kanë ndarë, Ibarski, Merdarski dhe Moravski).
Një bateri e regjimentit minimum duhet tëketë 4 gryka, dhe një regjiment se paku tre bateri që bëjnë 12 gryka, që ne total i bie përkatër regjimente 48 gryka. Në rast të transformimit të koordinuar me SHBA dhe NATO, dhe duke e marrë për bazë dekretin e presidentit Bush për lejimin e blerjes së armatimit për Kosovën në SHBA, ne do te furnizoheshim me obusin amerikan M-777, i cili përafërsisht, përnjë gryke kushton mbi 6 milion euro.
Një ftohje e marrëdhënieve me vendet e NATO-se nënkupton se Kosova automatikisht përjashtohet nga lista e blerjes se sistemeve nëkëto vende, dhe në vend se këto t’i marrim me kredi dhe donacion, duhet te orientohemi ne vende e treta dhe atë me kushtin qe ato na e shesin. Hipotetikisht, duhet të marrim sisteminIzraelit ATMOS-2000, i cili gjithashtu kushton mbi 6 milion. Pastaj me shpejtësi duhet te formohen edhe katër regjimente tw mbrojtjes kundërajrore qëpërpos sistemeve të raketave duhet te posedojnë edhe regjimentet e sistemit elektronik përvëzhgim, identifikim dhe lajmërim ajror, i cili gjithashtu është i shtrjet. Ne anëntjetër nëmënyrë të shpejt duhet tëformohenkatër brigada tw forcave tokësore, tri prej të cilave do të jenë të gatshme për ta përballuarmësymjen e forcave serbe në tri drejtime dhe njëra në rezerve.
Këto brigada gjithashtu nëmënyrë tëpërshpejtuarpërpos armatimit personal duhet të pajisen me armatim shtesë nga niveli i togës: për çdo togënjë grykë mobile kundërblinduese;për çdo kompani një toge e artilerisë me mortaja 80 mm.; dhe një toge e mbrojtjes kundërblinduese me sisteme reaktorëvetëdirigjuese apo të dirigjuara. Gjithashtu nëkuadër të çdo batalioni duhet një bateri e mortajave 120 mm, dhe se paku nga 3 deri në 6 gryka mobile të raketave vetëdirigjuese me infra të kuqe për të neutralizuar aviacionin dhe helikopterët nëfushëbetejë. Të gjitha këto, me rezerva municioni për 15 dite luftimi, nuk i përmbyllin dy buxhete tëKosovës.
Siç po shihet, politikat aventuriere të kryeministrit, kryetarit të kuvendit dhe kryetarit tëKosovës, kanë humbur besimin te partneret perëndimorë dhe kanë filluar ta izolojnë vendin. Ne ketë atmosferë izolacioniste të lidershipit Kosovar, vështirë se munde të ndodhe një bekim përtransformimin e FSK-se. Për momentin FSK, ashtu siç është e strukturuar dhe vetëm me një ushtarë të SHBA-ve në Bonstill, i ofron mbrojtje Kosovës me shumë se sa me një ushtri siç po pretendon të krijon lidershipi aktual kosovar.