Ylli i Kosovës, Milot Rashica është në formë jetësore te Werder Bremeni që garon në Bundesligën gjermane. Paraqitjet e tij kanë bëtë që Rashica të jetë njëri ndër emrat më të përfolur për një lëvizje të mundshme në afatin kalimtar të janarit
Rashica është bërë cak i disa klubeve në Ligën Premier në Angli, si dhe ne Serinë A të Italisë.
Aktualisht vlera e Milot Rashicës në tregun e transferimeve sipas “transfermarkt”, faqes së specializuar për futbollistë është plot 35 milionë euro.
Nëse reprezentuesi i Kosovës do të ndryshojë ambient në këtë afat kalimtar atëherë njëri ndër klubet që do të përfitojë më së shumti është edhe FC Vushtrria.
Ish-kampionëve të vendit i’u takojnë 0,5% të totalit të çdo transferimit që bën Rashica dhe në këtë mënyrë do ti mbushte arkat për gati 2 milionë euro.
Klubi nga “Ferki Aliu” do ti inkasonte hiç më pak se 1,750,000 euro. Dy vite më parë kur Rashica u transferua nga skuadra holandeze Vittese te Ëerder Bremen për 7 milionë euro, klubi i Vushtrrisë mori 350 mijë euro.