Qysh nga kohërat e lashta, trangujt janë përdorur në Indi në gjellëra të ndryshme, ashtu sikur edhe mjekime tradicionale.
Më poshtë po ju sjellim disa prej përfitimeve më të rëndësishme shëndetësore që do t’i keni nëse trangullin e përfshini në regjimin tuaj ushqimor:
Konsumimi i trangujve e mban trurin tuaj shumë më të shëndetshëm derisa rrit edhe koncentrimin tuaj jashtëzakonisht shumë.
Sasia e lartë e ujit që e përmbajnë trangujt ju ndihmon që të ngopeni më shpejt, duke e kontrolluar kështu edhe mbikonsumimin e ushqimeve që mund t’ju pengojë që të humbni peshë. Trangulli po ashtu nuk përmban yndyrna dhe është një frut që ka shumë pak kalori.
Fisetini, një flavonoid që ka ngjallur interes të madh në mesin e studiuesve të kancerit, është i pranishëm në tranguj.
Përveç, vetive antioksiduese dhe anti-inflamatore, ky flavonoid ndërlidhet gjithashtu me uljen e rrezikut për lloje të veçanta të kancerit.
Trangujt përmbajnë fibra dietike dhe një sasi të konsiderueshme uji që ndihmojnë jashtëzakonisht shumë në tretje më të mirë.
Vitaminat që gjenden në tranguj ndihmojnë gjithashtu në përmirësimin e funksionimit të sistemit tretës.
Rreth 95% të përbërjes së trangullit është ujë. Konsumimi i tij çdo ditë e përmirëson nivelin e përgjithshëm të hidratimit në trupin tuaj që ndikon në shëndetin tuaj në një mënyrë pozitive.