Depresioni është një çrregullim që trajtohet me sukses në fazat e hershme të tij, pra sa ma herët që pranoni trajtimin në simptomatologjinë e depresionit aq më shpejt është edhe tejkalimi i tij.
Shkruan: Shqipe Kastrati, Psikologe Klinike:
Bindja dhe pranimi i trajtimit mund të jetë e dobishme për shumicën e adoleshentëve apo edhe personave të rritur me depresion pasi që ka mundësi që depresioni mund të kalon në një fazë të thellë të përkeqësimit nëse nuk trajtohet në mënyrë adekuate.
Depresioni është një gjendje e cila prek shumë faktor:- Faktorët psikologjik, biologjik, emocional, ekonomiko-social etj. Me Depresion kuptohet gjendja shpirtërore ,emocionale e njeriut i cili kalon nëpër vështirësi të ndryshme jetësore ku vuan për një kohë të gjatë dhe jeta i duket e zymtë.
Kur njeriu është i depresionuar ai nuk mund të gjej dot kënaqësi në pothuajse asgjë dhe gjithashtu e ka të vështirë të fillojë një punë sepse lodhet shumë shpejt, marrja e vendimeve në shumicën e rasteve është tejet e vështirë .
Ai person që vuan nga depresioni karakterizohet me dëshpërim të vazhdueshëm, humbje të interesimit për aktivitete të përditshmërisë që zakonisht i pëlqejnë e që shoqërohet me paaftësi për të kryer aktivitetet e përditshme, ndjenja e fajit, humbjen e shpresës, mendime për të lënduar vetveten, libido e zvogëluar etj.
Ekzistojnë tre lloje kryesore të trajtimit për depresionin: mjekësor, psikologjik dhe social.-Trajtimet mjekësore mund të përfshijnë jo vetëm ilaçe, por edhe mundësi të tjera trajtimi që zakonisht përdoren vetëm në qendrat e specializuara.
Trajtimi psikologjik i referohet psikoterapisë ose “terapisë së të folurit”, e cila ka disa nëntipe teorike dhe klinike. Psikoterapia mund të përdoret më vete për forma më pak të rënda të depresionit, ose në kombinim me ilaçe për depresion më të rëndë,
Ndërhyrjet sociale dhe ndërhyrjet e tjera janë gjithashtu shumë të rëndësishme. Këto përfshijnë aktivitetet sociale, strategjitë relaksuese, stërvitjen e moderuar të rregullt.
Trajtimi psikologjik përmes CBT-Psikoterapia Kognitive Biheviorale-platformë elektronike e që është një mundësi shumë e mirë dhe ka për qëllim të promovojë dhe të rrisë vetëdijen për depresionin dhe sjelljen vetëvrasëse, duke ofruar informacion të plotë rreth depresionit dhe pasojave të tij.
Ne do t’ju informojmë në lidhje me shkaqet, shenjat dhe simptomat e depresionit, në mënyrë që ju të mësoni sesi të njihni depresionin. Ne gjithashtu do t’ju informojmë për strategjitë e dobishme për promovimin pozitiv të shëndetit mendor, duke përfshirë burimet e vetmenaxhimit, përveç detajeve sesi dhe ku mund të merrni ndihmë për depresionin, dhe si të mbështetet një anëtar i familjes, miku apo personi që ka nevojë për ndihmë.
https://ifightdepression.com/sq/per-te-rinjte?fbclid=IwAR3eW0-GO4IYzsBTCNqf-ia2UGzaoXAvyUH8nDKyodluSqcAw4I-UbC-wnQ https://ifightdepression.com/sq/?fbclid=IwAR3auYkrBHImNUcpKcDdLhKleXslwSCTyoK3TBIv3dvnSpzujl3mZDHNhVI