Në kuadër të projektit të USAID-it “Aktiviteti qeverisja e pronës”, sot në Viti po mbahet një trajnim me zyrtarët komunal për përmirësimin e procesit të inspektimit të ndërtesave dhe sistemit të përcjelljes së protokolleve të inspektimit.
Ky trajnim ka për qëllim mbikëqyrjen e inspektimeve të ndërtimit, komunikim dhe koordinimin e aktiviteteve të drejtorive përkatëse, shkëmbimin e përvojave dhe çështje të tjera që ndërlidhen me këtë proces shumë të rëndësishëm. /2LONLINE/