Ekipi i Kërkim Shpëtimit Ndërkombëtar të Mbretërisë së Bashkuar (UKISAR) dhe Qendra Ndërkombëtare e Kërkim Shpëtimit të FSK-së trajnohen për reagim në fatkeqësi natyrore.
Kërkim Shpëtimi Ndërkombëtar i Mbretërisë së Bashkuar (UKISAR) është organizata e vetme qeveritare për reagimin e parë në fatkeqësi ndërkombëtare dhe është një ndër ekipet më të përgatitura në botë, kjo ekip tani është në fazën e fundit të ricertifikimit nga Grupi Këshillimor Ndërkombëtar i Kërkim Shpëtimit të Kombeve të Bashkuara (UN INSARAG).
Gjatë këtyre ditëve ekipi ,,Heavy” për Reagim të Shpejtë nga KSH i Mbretërisë së Bashkuar është duke qëndruar në Qendrën Ndërkombëtare të Kërkim Shpëtimit të FSK-së (QNTKSH), së bashku me një ekip të KSH nga Holanda, të cilët janë duke realizuar ushtrimin me skenarë të ndryshëm të fatkeqësive natyrore, në vend lokacione të ndryshme në Republikën e Kosovës.
Qendra Ndërkombëtare e Kërkim Shpëtimit të FSK-së ka bashkëpunim të vazhdueshëm me Kërkim Shpëtimin Ndërkombëtarë nga Mbretëria e Bashkuar, që ka dhënë një kontribut të çmueshëm në ngritjen e kapaciteteve të QNTKSH-së të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Qëllimi i këtij trajnimi të përbashkët është që FSK-ja të përfitojë sa më shumë nga eksperiencat e partnerëve të krijoj ndërveprueshmëri operacionale me partnerët dhe të ngrit kapacitetet trajnuese të QNTKSH-së. /2LONLINE/