Drejtoria e Bujqësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe IFC- Banka Botërore, ka organizuar trajnimin për fermerët e komunës së Vitisë lidhur me sigurimet bujqësore.
Në këtë trajnim pjesëmarrës ishin 12 fermerë. Fermerët patën rastin të njihen gjatë këtij trajnimi me kriteret, mënyrën dhe afatet kohore se si të bëhen sigurimet bujqësore. /2LONLINE/