Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Ngritja e transparencës Komunale dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje””, ka mbajtur trajnimin një-ditor ,mbi rolin dhe detyrat e Anëtarëve të Kuvendit Komunal.
Qëllimi i organizimit të trajnimit njëditor me Anëtarët e Kuvendit Komunal të Kamenicës është përfitimi i njohurive dhe dijeve praktike për rolin dhe detyrat e Anëtarëve të Kuvendit Komunal në vendimmarrje komunale, Legjislacioni në fuqi,Ligji i Vetëqeverisjes Lokale si dhe përfaqësim të interesave të qytetarëve në proceset vendimmarrëse, njoftimi me kornizat ligjore dhe rregulloret e kuvendit komunal.
Si temë e veçantë e diskutimit ndërmjet akterëve lokal kyç, ne trajnimin e organizuar me përfshirjen e Këshilltarëve Komunal ,Grupeve të Margjinalizuara, Organizatave të Shoqërisë Civile, Medieve Lokale për te parë se cilat janë kërkesat e qytetarëve karshi adresimeve në seancat e kuvendit komunal si dhe diskutimet se ku qëndron problemi i pjesëmarrjes se vogël të qytetarëve në vendimmarrje.
Si rekomandim kryesor i dal nga trajnimi është rritja e nivelit të përformancës të Anëtarëve të Kuvendit Komunal lidhur me proceset vendimmarrëse ne nivel komunal përmes ngritjes se kapaciteteve te ofruara gjatë trajnimit si dhe përfaqësimi sa me dinjitoz i nevojave dhe kërkesave të qytetarëve.
Ne këtë trajnim përveç Kryesuesit të Kuvendit Lirodon Kastrati, Këshilltarëve Komunal kanë marrë pjesë edhe ,Anëtarët e Handikosit, Zyra e Komuniteteve,Grupi Joformal i Grave, Shoqëria Civile, Media Lokale.
Ky projekt është financuar nga programi i KCSF-së për mbështetje të shoqërisë civile “EJA Kosovë “,bashkë financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh te Luksemburgut /2LONLINE/