Kursi i katërt me radhë është kursi i “Artikulacionit Coxofemoral tek Neonatët”, trajnim po realizohet nën mentorimin e Dr. Dafina Bytyqit dhe Dr. Bujar Shabanit.
Ligjëruesit së pari filluan me anatominë ultrasonografike të kërdhokullës, duke pasuar me definimet sipas Graff-it, planin standard, matjet, instabilitetin si dhe trajtimin e çrrregullimit zhvillimor nën moshën 1 vjeçare.
Trajnerët Dr. Dafina dhe Dr. Bujari treguan rreth teknikave të realizimit të ultrazërit të kërdhokullës, ndërsa në përfundim shpalosën disa “tips and tricks” si dhe u përmbyll me diskutim të lirë ndërmjet ligjëruesve dhe doktorëve.
Ditët në vijim do të realizohen vizita në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit si dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, ku pjesëmarrësit e grupit do të kenë mundësinë të zhvillojnë vizita me pacientë. njofton Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit. /2LONLINE/