DYLON

OMK organizon kursin e Ekokardiografisë Transesofageale

OMK organizon kursin e Ekokardiografisë Transesofageale
Avatar photo Redaksia

Organizuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), u mbajt kursi i radhës për mjekët e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit dhe Prizrenit, ku vlen të theksohet se ky është kursi i parë i organizuar për TEE në Kosovë.

Ass. Dr. Edmond Halitin ligjëroi rreth aplikimit të ultratingullit në kardiologji, nga modalitetet e ndryshme të ekokardiografisë standarde (TTE) në ekokardiografinë transesofageale (TEE).

EkoHigjiena

Indikacionet, kundërindikacionet, sfidat dhe rreziqet për TEE, si dhe për informimin dhe përgatitjen e pacientit për procedurën diagnostike të TEE-së, premedikimin dhe anestezionin.

Ndërsa, ditën tjetër, për pjesëmarrësit e kursit ligjëroi Prof. Ass. Aurora Bakalli, e cila filloi nga anatomia e zemrës te imazhet me TEE, teknikat e futjes, manipulimit dhe pozicionimit të sondës si dhe marrjen e imazheve (prerjeve) të ndryshme në TEE. Dr. Aurora kursin e përmbylli me prezentimin e rasteve klinike ku edhe u diskutua rreth atyre rasteve.

Sikur kurset tjera edhe ky kurs do të vazhdojë me vizita dhe pjesë praktike në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit dhe Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, njofton Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.