Juventus është mposhtur nga Genoa 2-0 në ndeshjen e javës së 28-të në Serie A. Pas 31 ndeshjeve pa humbje në Serie A, Juventusi ‘shijoj’ një humbje nga Genoa.
Për koicidencë, trajneri kishte vendosur të luajë pa yllin portugez, Cristiano Ronaldo, dhe pikërisht sot pa të Juventusi humb tri pikë.
Kjo ishte humbja e parë këtë edicion për Juventusin, që luajti pa Ronaldon që nga transferimi i tij.
Humbjen e fundit ia kishte shkaktuar Napoli edicionin e kaluar, ndërsa ‘Biankonerët’ vazhdojnë kryesimin në Serie A me 75 pikë, 18 më tepër se Napoli.