Zvicra po fitonte 3:0 deri në minutën e 84-të, por nga ai moment Danimarka ia doli të rikthehet në lojë duke e barazuar rezultatin në 3:3 për vetëm nëntë minuta.
Gol kishte shenuar Granit Xhaka, ndërsa pas zëvendësimit të tij gjërat ndryshuan keq. Gazeta zvicerane, Blick, e fajësoi trajnerin Vladimir Petkovic për zëvendësimin e Granit Xhakës në ndeshjen kundër Danimarkës, duke raportuar se zëvendësimi i mesfushorit të Arsenalit ishte arsyeja pse Zvicra i humbi dy pikë në këtë ndeshje
Mirëpo, trajneri i ekipit kombëtar të Zvicrës, Vladimir Petkovic, ka bërë të ditur se vetë Granit Xhaka kishte kërkuar të zëvendësohej në ndeshjen kundër Danimarkës, për shkak të një lëndimi.
Petkovic zbuloi se ai nuk e kishte zëvendësuar me dëshirë Xhakën, mirëpo mesfushori kishte mbetur i lënduar.
“Ai ma bëri me shenjë dhjetë minuta para se ta zëvendësoja se e kishte një problem me muskulin e këmbës. Ai nuk mund të ecte. Ne pritëm edhe pak, por e pamë që nuk po funksiononte”, u shpreh Petkovic.