Përfaqësuesja e Malit të Zi i ka filluar përgatitjet për dy ndeshjet e vlefshme për kualifikime në Kampionatin Evrooian të futbollit “Euro 2020”.
Ndeshjen e parë Mali i Zi e luan kunder Kosovës më 7 qershor, ndërsa me Çekinë takohet tri ditë më vonë.
Përzgjedhësi i Malit të Zi, Lubisa Tumbakovic, e ka vlerësuar lart Përfaqësuesen e Kosovës, duke thënë se nuk është ekip që duhej të vendosej në vazon e pestë.
“E kemi parë Kosovën dhe fjala është për një ekip shumë serioz. Definitivisht më i mirë që se sa fakti që vjen nga vazoja e pestë e kualifikimeve”, ka thënë fillimisht trajneri Tumbakovic.
“Nuk janë për vazon e pestë kanë cilësi, por edhe dobësi”, deklaroi Tumbakovic.
Në tubimin e parë kanë qenë vetëm 13 futbollistë, ndërsa të tjerët do t’u bashkohen shokëve në ditët e ardhshme, në mesin e të cilëve është edhe pejani Fatos Beqiraj.