Trajneri i Paris Saint-Germainit, Unai Emery, ka bërë të ditur se Jese mund të largohet nga klubi francez.
Spanjolli nënshkroi për parisienët gjatë verës, mirëpo ai ka bërë vetëm një paraqitje nga minuta e parë në Ligue 1 këtë sezon.
Trajneri i Romës, Luciano Spalletti, është duke e kërkuar 23-vjeçarin, të cilin planifikon ta transferojë gjatë verës. Dhe tashmë edhe trajneri i PSG-së e ka pranuar se lojtari mund të ndërrojë ambient.
“Jese ka nevojë të luajë dhe kur ka luajtur, paraqitja e tij më ka kënaqur. Nuk është lehtë që t’i ofrojmë vazhdimësi dhe e kemi diskutuar edhe mundësinë e largimit”.
“Pas pushimit do t’i analizojmë gjërat dhe do ta shqyrtojmë situatën më të mirë edhe për të edhe për PSG-në”, ka deklaruar Emery për Marca. /Telegrafi/