Trajneri nga Shqipëria, Mirel Josa, ka kontratë edhe për një kohë me Prishtinen. Por, dështimet e vazhdueshme duket se po e sjellin fundin e bashkëpunimit më herët.
Tani kur Josa për të dytin vit rresht dështoi ta fitoi titullin e kampionit, e po ashtu i ka humbur edhe një Superkupë dhe një Kupë, ndarja thuajse sigurt do të ndodh.
Ai është i gatshëm të heq dorë nga kontrata dhe dëmshpërblimi në rast se Shoqëria Aksionare e FC Prishtinës e vlerëson ndarjen si zgjidhje të duhur.
Josa e ka fituar vetëm një Kupë me FC Prishtinën, a humbur pak ndeshje, por ato i kanë kushtuar me humbje të katër trofeve.
Po ashtu, loja e FC Prishtinës nën drejtimin e Josës është kritikuar vazhdimisht. Madje, “Plisat” deri vonë me insistim e kërkonin largimin e tij. Kjo për shkak se FC Prishtina kishte zhgënjyer edhe në Europa League, ku duhej ta kalonte një kundërshtar, gjë që Prishtina me Josën nuk e kishin bërë.