Këtë fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e para të edicionit pranveror të IPKO Superligës së Kosovës në futboll. Padyshim se pritet garë e madhe si për titullin Kampion, ashtu edhe për mbetjen në Superligën e Kosovës.
E për skuadrat pretendente për tu kurorëzuar me titull kampion, në një prononcim për BlicMedia ka folur trajneri i njohur Bylbyl Sokoli.
“Për favoriët absolut është herët të flitet, por në saje të asaj qka kanë tregu skuadrat deri sot, Ballkani, Gjilani, Drita dhe Prishtina janë kandidatët serioz për të fitu titullin e kampionit në këtë edicion.
Edhe Feronikeli mund të inkuadrohet nëse startin e ka të mirë”, ka thënë Sokoli.
Numri i favoritëve do të zvoglohet pas 4-5 gjiro të zhvilluara ka deklaruar në fund trajneri Bylbyl Sokoli.