Qyteti i Gjilanit ngjyroset kuq e kaltër, ky pritet të jetë moti të dielën

Qyteti i Gjilanit ngjyroset kuq e kaltër, ky pritet të jetë moti të dielën

Derbi më i madh lokal në futbollin kosovar cilësohet ai mes FC Dritës dhe SC Gjilanit, skuadrave kaltër dhe kuq, të cilat i japin imazhin më të mirë qytetit të Gjilanit.

Prej disa ditësh ka nisur atmosfera në kryqendrën e Anamoravës, gjersa të dyja tifo-grupet, “Skifterat” e Gjilanit dhe “Intelektualët” e Dritës po i kryejnë përgatitjet, shkruan 2LONLINE.com

Se Stadioni i Qytetit do të stërmbushet është e sigurtë, pasi të dyja skuadrat janë në krye të tabelës dhe synojnë titullin kampion.

Dy klubet gjilanase janë klubet me investimet më të mëdha në këtë kampionat, me mbi 2 milionë euro transferime, ndërsa të dyja klubet tashmë janë eliminuar nga gara e Kupës së Kosovës.

Pas titullit, fitorja e këtij derbi do të ishte ‘trofe’ i cmuar për triumfuesin e qytetit dhe dhurata më e ëmbël për tifozët në këtë fillim stinor pranveror.

Përvec, tifozëve, lojës në fushën e blertë, gjykimi i drejtë nga referët, shijen e këtij derbi zakonisht e rregullon edhe moti, shkruan 2LONLINE.com.

Por, kësaj radhe duket se tifozët dhe gjithë të pranishmit do të jenë me fat.

Kjo pasi, për të dielën është raportuar se do të ketë mot të kthjellët dhe temperature të larta, marrë parasysh se jemi në muajin janar, i njohur si muaj i dimrit.

Përvec, temperaturave të freskëta deri në 11 gradë, të dielën në Gjilan do të shfaqet edhe dielli dhe rrezet e tij.

Mbetet të shihet se për kë do të shkëlqejë ky diell, për Dritën apo Gjilanin, i cili vetëm do ta zbukuronte festën në fund.

Megjithatë, “Intelektualët” dhe “Skifterat” e kanë dëshmuar se janë në stadium dhe në përkrahje të klubeve të zemrës, pa marrë parasysh motin në borë, me diell apo në shi.

Ndeshja zhvillohet të dielën, më 16 janar në Stadiumin e Qytetit me fillim nga ora 13:00.

KOMENTE