Flamurtari në fundjavë udhëton në Gjilan, ku e pret një sfidë tejet e rëndësishme. Gjilani do të jetë kundërshtari i kuqezinjëve, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 19-të në Superligën e Kosovës.
Para kësaj sfide ka folur ndihmës trajneri i skuadrës nga kryeqyteti, Arsim Prepolli.
“Do jetë një ndeshje mjaftë e vështir duke marrë parasysh se Gjilani ka një super ekip dhe luan në shtëpi”, ka thënë fillimisht Prepolli.
“Kemi respekt për Gjilanin por nuk do të udhëtojmë me flamur të bardhë. Lojtarët tanë do e japin maksimumin si në gjdo ndeshje ashtu edhe në Gjilan se ne jemi në pozitë jo të mirë tabelore ku për ne pa marrë parasysh se me kë luajm duhet të japim 100% në gjdo ndeshje”, ka deklaruar Prepolli.
Gjilani – Flamurtari luhet ditën e diel me fillim nga ora 13:00.