Anglia do të zhvillojë dy ndeshje ndaj dy kombëtareve të Ballkanit. ‘Tre Luanët’, fillimisht e presin Malin e Zi në ndeshjen e tyre të 1.000 në histori, e më pas udhëtojnë për në Prishtinë për ndeshjen me Kosovën.
Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka thënë se lojtarët e tij mund të shkruajnë historinë këtë javë.
Anglia, aktualisht është në vendin e parë me 15 pikë, Çekia në vendin e dytë me 12 pikë, derisa Kosova është e treta me 11 pikë.